60 vjet nga krijimi i Orkestrës Simfonike të RTSH-së

  • 16/05/2022
60 vjet nga krijimi i Orkestrës Simfonike të RTSH-së

Orkestra e RTSH sot ka 60-vjetorin e saj. Pa zhurmën dhe bujën që mund të shoqërojë përvjetorët e mëdhenj të një institucioni të atillë kulturor që mban emrin  Nderi i Kombit. Por në ditë pushimi të merituara pas një stine të përmbushur koncertore .

Koncerte që zanafillën e kanë në 16 majin e vitit 1962, kur Orkestra sapo u krijua në mjediset e ish-Radio Tiranës te rruga e Kavajës në Tiranë, me rreth 40 orkestrantët e parë; Augustin Simoni si koncert maestër dhe violinë e parë, Gjovalin Shestani si flautist, Viktor Shiroka oboist, Naxhi Kasoruho klarinetë e parë, Kristo Kote korno e parë etj...

Për t’u lënë vendin pas 6 dekadash, të mbushura me qindra emra që kanë ardhur e ikur prej saj, të cilët janë rrëfyer me hollësi para tre vitesh nga regjisorja Zhejniva Garo, në filmin Simfonia 57, kushtuar Orkestrës së RTSH-së, për t’u lënë vendin 65 instrumentistëve aktualë; ku  koncert maestër e violinë e parë është Edmea Krasniqi, vioël e parë Etlvea Katroshi, flaut i parë Jonela Golemi, oboe i parë Ermir Gruda, klarinetë e parë Hysen Hoti, fogot i parë Lisen Malaj etj. Dirigjent Oleg Arapi dhe Jetmir Barbullushi. Dikur legjendari Ferdinand Deda etj etj.