Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja dhe pianistit italian Alberto Ferro i cili ka interpretuar në sallat më prestigjioze të Italisë dhe jo vetëm, Orkestra simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar mbajti mbrëmjen e djeshme koncertin e radhës.
Koncerti erdhi me një program të larmishëm ku u luajtën pjesë nga kompozitori rus Sergei Rahmaninof (o. Rachaminoff), koncerti nr. 2 për piano dhe nga kompozitori çek, Antonin Leopold Dvorak, Simfonia nr. 9 "Bota e Re".
Koncerti solli tinguj të ngrohtë për të gjithë artdashësit, të cilët ndoqën nga afër koncertin e mbajtur në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse.
/rtsh.al/