Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00 koncertin e radhës në dirigjimin e maestros së mirënjohur Leonardo Quadrini.
Veprat e Giuseppe Martuccit (notturno opus 70 , nr1), Alfonso Rendanos (koncert premiere për piano) si dhe kompozitorit Jean Sibelius (simfonia nr 1), do të dirigjohen nga maestro Quadrini. Koncerti i cili do të mbahet në sallën Ferdinand Deda, zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë italiane të Kulturës dhe Musica Insieme..
Kush është Leonardo Quadrini?
Maestro Leonardo Quadrini, është një nga personazhet më të rëndësishëm në jetën artistike të orkestrave më të rëndësishme në vendin tonë., mik dhe bashkëpunëtor me muzikantët me në zë në vendin tonë, duke sjellë gjithmonë koncerte shumë cilësore e të suksesshme që janë mbajtur mend dhe janë duartrokitur gjatë.
Quadrini ka një background të jashtëzakonshëm si dirigjent me aktivitet pothuaj në të gjithë vendet e botës, solist, pianist, profesor, drejtues koral, botues i 14 cd-ve, drejtor artistik i Teatrit të Operas e Baletit në Craiova Rumani, drejtor artistik i dhjetëra festivaleve dhe qindra koncerteve, si dirigjenti i orkestrës së harqeve të La Scala, orkestra La Fenice, orkestra Mediterrane, dhe në orkestra të tjera, si në Korenë e Jugut, Venezuelë, Finlandë, Bullgari, Moldavi, Sllovaki, Ukrainë, Romani, Rusi, Bjellorusia, Greqi, Maqedoni, Poloni, Kroaci.
Në Shqipëri, maestro Leonardo Cuadrini, vjen pas dhjetëra e dhjetëra koncerteve që ka drejtuar , me Orkestrën Simfonike të RTSH, me orkestrën e Operës dhe Baletit, me orkestrën e universitetit të arteve, me soliste shqiptare me aktivitet të shkëlqyer, në Shqipëri e jashtë saj.
Ardhja e maestro Quadrinit, në orkestrën simfonike të RTSH, është një kënaqësi dhe një event i rëndësishëm, si për orkestrantët e orkestrës , ashtu dhe për publikun shqiptar që tashmë e njeh dhe e duartroket prej më shumë se 30 vjet në skenat shqiptare. Karizma dhe mjeshtëria e tij artistike, krijon një foto të jashtëzakonshme të të gjithë protagonistëve orkestër- solist në skenë!
/rtsh.al/