Orkestra Simfonike e RTSH-së, Dirigjenti Eno Koço dhe solisti Genti Koço vijnë me një program të larmishëm

  • 17/10/2024
Orkestra Simfonike e RTSH-së, Dirigjenti Eno Koço dhe solisti Genti Koço vijnë me një program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar në vijim të stinës koncertore   do të sjellë për publikun artdashës koncertin e radhës. Me një program të larmishëm koncerti  premton të dhurojë emocione .

Dirigjenti Eno Koço vjen në këtë koncert së bashku me djalin e tij violinistin dhe solistin  Genti Koço

“Do të performojë koncertin për violinë të James Friskin  është një ndër kompozitorët më të famshëm skocez dhe po e sjell këtë koncert për herë të parë këtu. Në Skoci është performuar madje unë kam qenë në orkestër si orkestrant duke luajtur premierën e këtij koncerti në Glasgow”, u shpreh solisti Genti Koco.

“Të luash me babain tënd nuk është njësoj si të luash me çdo kënd dhe ai komodohet me mua për tempet, është një gjë e ngrohtë për mua dhe ndjehem i kënaqur”, u shpreh Genti Koco.

Koncerti  do të vij në datën 19 tetor ora 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve.

Gazetare: Xhilda Kondi

/RTSH/