Orkestra simfonike e RTSH, koncert me muzikë nga Barberi dhe Çajkovski

  • 28/02/2024
Orkestra simfonike e RTSH, koncert me muzikë nga Barberi dhe Çajkovski

Orkestra simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar vjen me koncertin e radhës me një program nga kompozitorët Samuel Barber dhe Pjotër Çajkovski.

Koncerti për violinë në re maxhor është koncerti i vetëm për violinë i Çajkovskit.

E ftuar në këtë koncert është violinistja Joana Kristina Gojçea (o. Ioana Cristina Goicea). Koncerti vjen nën drejtimin e maestro Gridi Krajës.

"Ky koncert ka dy vepra për harqe. Hapet me një adaxho shumë të famshme të Barberit, më pas orkestra do të shoqërojë violinisten shumë të mirë Joana Gojçea me një ndër koncertet më të rëndësishme të repertorit të Çajkovskit. Në fund, po nga Çajkovski, do të kemi një serenatë me harqe në katër kohë," u shpreh maestro Kraja.

Koncerti i orkestrës simfonike të RTSH-së do të jepet në datën 1 mars në orën 19:00 në qendrën kulturore të Katedrales Ortodokse.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/