Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar çel stinën koncertore për vitin 2025 me një koncert të veçantë.
Program i larmishëm do të hapet me "Valsin e mjellmës" nga kompozitori Aleksandër Peçi dhe "Dansi energjik", dy vepra të cilat vihen për të parë në skenë. Më tej do të vijohet me Maurice Ravel (lex. Moris) të interpretuar nga violinistja Laura Llozi.
Koncerti do të vijë nën dirigjimin e maestro Gridi Kraja.
"Në mbyllje do të jetë Simfonia nr. 2 e Johannes Brahms, një nga veprat e tij më të rëndësishme," thotë maestro .
Publiku do të shijojë surprizat e koncertit mbrëmjen e 17 janarit në orën 18:00 ne sallën e Universitetit të Arteve.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/