Orkestra e RTSH-së çel sezonin artistik, spikat përfshirja e artistëve të rinj shqiptarë

  • 16/09/2023
Orkestra e RTSH-së çel sezonin artistik, spikat përfshirja e artistëve të rinj shqiptarë

Orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptar çeli sezonin e ri artistik në hollin “Gjon Simoni” me një koncert të veçantë, ku spikati përfshirja e artistëve të rinj shqiptarë.

Koncerti u hap me vallen popullore shqiptare të luajtur për herë të parë nga orkestra e RTSH-së dhe të punuar nga kompozitori i ri Jetmir Zaganjori, i vlerësuar edhe me çmim rajonal.

Një tjetër performancë emocionuese ishte koncerti i 5-të në violinë i Moxartit, i luajtur nga Daniel Vlashi-Lukaçi, violinë e parë në orkestrën e Radios së Berlinit.

Dirigjenti i orkestrës se RTSH-së, Aurelien Azan Zielinski, u shfaq i kënaqur me perfomancën e artistëve. 

Sonte ishte vërtet një koncert shumë i mirë. Me muzikantët jemi në harmoni, ashtu siç mendoj se ishim në harmoni edhe me publikun. Simfonia e Bet'hovenit me të cilën mbyllëm koncertin është për paqen dhe dashurinë dhe mendoj se kjo ishte fryma që sollëm në këtë mbrëmje të këndshme,” u shpreh Zielinski.

Koncerti i radhës i Orkestrës do të jetë në fund të muajit shtator, kur sërish nuk do të mungojnë artistët shqiptarë.

/rtsh.al/