Orkestra Simfonike e RTSH koncert më 10 qershor, Murat Orhan dhe Elvin Hoxha të ftuar specialë

  • e mërkurë, 18 maj 2022
Orkestra Simfonike e RTSH koncert më 10 qershor, Murat Orhan dhe Elvin Hoxha të ftuar specialë

Në 10 qershor Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë koncertin e radhës.   Dirigjent në koncertin e Orkestrës Simfonike do të jetë Murat Cem Orhan, ndërsa solist në violin, i ftuari tjetër special, Elvin Hoxha. Koncerti do të mbahet në orën 19:00 në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Në program do të jetë Uvertura “Diellore”, premiera botërore, koncert për violinë dhe orkestër, si dhe L.V. Beethoven, Simfonia NR 3 (Heroike) e Aleksandër Peçit. Kompozitori Peçi është fitues i disa çmimeve të para dhe është nderuar me titujt Mjeshtër i Madh dhe Artist i Merituar. Disa nga trofetë e tij janë: : 5 Simfoni, 13 koncerte nga të cilat 5 për piano 6 për cello, 15 sonata nga të cilat 10 për piano , 6 rapsodi, 2 opera 2 balete, 18 filma, 60 vepra për string ork,  2 volum për accordion, 2 volume korale , 1 volum për  soprano, shumë këngë, disa nga të cilat janë hite.

Peçi ka bashkëpunuar me disa nga orkestrat e njohura si, Russian Philharmonik, Friuli Venezia Giulia, Golberg ensemble, Giovinceli ( formacion me 16 cello Itali ), OFF Orchestre Français  Paris ( me 24 flauta), Sofia soloists, RTSH Orkestër, TKOB orkestër, Orkestra e UA, string orchestra Durres, string orchestra e Konservatorit Tchaikovsky.

/rtsh.al/