Orkestra e RTSH për herë të parë e zgjat sezonin e saj artistik edhe përgjatë muajit korrik, me koncertin e datës 20 korrik në hollin “Gjon Simoni” të RTSH. Dhe një tjetër koncert në datën 30 korrik sheshin Liria në Durrës.
Por koncerti i Kameratës së Orkestrës Simfonike me hyrje të lirë i kësaj të mërkure në hollin e RTSH do të sjellë muzikën e dy stinëve; të verës dhe pranverës së Vivaldit, por edhe Katër stinët e Buenos Airesit, stinën e dimrit dhe pranverës, vepra të kompozitorit argjentinas, Astos Piazzola, i njohur si revolucionarizues i tangos tradicionale argjentinase, pasi e përzieu atë edhe me elementë të xhazit dhe muzikës klasike, e prej të cilit në koncert natyrshëm do të ketë edhe tango e fuga misterioze.
Me pjesëmarrjen e veçantë të violinistit të TKOBAP, Gëzim Bulcari, sot drejtori artistik i koncertit dhe orkestrës, Aristidh Prosi drejton provat e fundit.
/rtsh/