Orkestra e RTSH zgjat sezonin artistik, koncerte edhe gjatë muajit korrik

  • e premte, 22 korrik 2022
Orkestra e RTSH zgjat sezonin artistik, koncerte edhe gjatë muajit korrik

Dy stinët e Vivaldit; Vera dhe Pranvera por edhe veprat “Katër stinët e  Buenos Airesit” dhe “Fuga Misterioze” të kompozitorit argjentinas, Astos Piazzola janë interpretuar në hollin Gjon Simoni të RTSH nga Kamerata e Orkestrës Simfonike të RTSH. Me pjesëmarrjen e veçantë të violinistit të TKOBAP, Gëzim Bulcari. E me drejtor artistik të koncertit, Aristidh Prosin.

Vivaldi i njohur si revolucionarizues I asaj që quhet “muzika programatike”, ndërsa Piazzola i njohur si revolucionarizues i tangos trandicionale argjentinase, pasi e përzieu atë edhe me elementë të xhazit dhe muzikës klasike, vijnë së bashku në repertorë koncertesh në të gjithë botën për stinët e tyre, për harmoninë dhe kontrastin që sjellin.

Orkestra Sinfonike e RTSH, e cila e mbyll zakonisht në muajin qershor sezonin artistik koncertor, për herë të parë e ka zgjatur këtë sezon edhe përgjatë muajit korrik. Me koncertin e datës 20 korrik në hollin Gjon Simoni të RTSH dhe me koncertin e datës 30 korrik qe nën dirigjimin e Oleg Arapit pritet të shfaqet po në mjedis të hapur, në sheshin Liria në Durrës.

/rtsh/