Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar ka mbajtur më 30 korrik në zemër të Durrësit, në sheshin Liria një nga koncertet e rralla të saj.
Koncerti është mbajtur në një mjedis të hapur, duke mbledhur në shesh qytetarë e turistë të cilët kanë shijuar Carmen, Brahms, Dvorak, Shtraus, Radezky, Zadeja, Ferdinand Dedan, Prenk Jakovan, nën dirigjimin e Oleg Arapit dhe Jetmir Barbullushit.
Mezosopranoja e Teatrit të Operas dhe Baletit, Vikena Kamenica ka krijuar një atmosferë elektrizuese teksa ka performuar para publikut në zemër të qytetit bregdetar të Durrësit.