KONCERT I ORKESTRËS SIMFONIKE TË RTSH, I FTUAR SPECIAL: THEO FOUCHENNERET (PIANO)

  • e premte, 25 shkurt 2022
KONCERT I ORKESTRËS SIMFONIKE TË RTSH, I FTUAR SPECIAL: THEO FOUCHENNERET (PIANO)

Më 2 mars, ditën e mërkurë, Orkestra Simfonike e RTSH është e lumtur të rikthehet në Teatrin e Operas dhe Baletit. 

Me një program mjaft special që përfshin Uverturën "Egmont" nga Beethoven, Koncertin e famshëm për violonçel nga Hajden, si dhe Simfoninë më të bukur të gjeniut nordik, finlandezit Jean Sibelius.

Të ftuar të Orkestrës janë dirigjenti Amerikan Levi Hammer, dirigjent i asociuar në Operan e Cincinnati-t (USA) dhe Komische Oper Berlin, asistent në vite i Lorin Maazel, Kurt Masur e Sir Simon Rattle…

Si dhe solisti pianist Theo Fouchenneret, i cili është një prej artistëve të rinj më në zë të sotëm në rang europian.
Ai është fituesi i çmimit të parë në unanimitet i Konkursit të madh të Gjenevës, dhe solisti i vitit në çdo kategori për vitin 2019 (Victoire de la Musique).
Theo Fouchenneret do të interpretojë Koncertin nr.4 për Piano dhe Orkestër nga Beethoven, një nga veprat më personale te autorit të madh.
Ejani ndiqni Orkestrën tuaj Simfonike më 2 mars, ora 19:00