Nën drejtimin e dirigjentit Mihail Agafita, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të vijë me koncertin e radhës, një program i pasur me vepra të kompozitorëve të huaj dhe atyre shqiptarë.
Koncertin do e çelë uvertura nga opera "Ruslani dhe Ludmilla", për të vijuar me "Meditim - Mimoza" nga kompozitori shqiptar Endri Sina.
"Është hera e parë që vij në Shqipëri. Jam shumë i lumtur. Këtu kam gjetur muzikantë të mrekullueshëm. Jam i sigurt që do të jetë një koncert shumë i bukur, pasi edhe programi është vërtet i larmishëm. Edhe solistja Klejda Tare është vërtet mahnitëse," u shpreh dirigjenti Agafita.
Solistja Klejda Tare do të sjellë variacione mbi një temë të Paganinit për piano dhe orkestër.
"Është kënaqësi të luash me Orkestrën e RTSH. Këtë radhë është një bashkëpunim me një dirigjent moldav dhe do të sjellim një vepër premierë në Shqipëri, Witold Lutoslawski me variacione mbi një temë të Paganinit," tregon solistja Tare.
Koncerti do të vijë në datën 13 mars në orën 19:00 në Universitetin e Arteve.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/