Orkestra Simfonike e RTSH koncert më 7 prill. Në program Avrazi, Debussy, Janacek dhe Copland

  • e mërkurë, 5 prill 2023
Orkestra Simfonike e RTSH koncert më 7 prill. Në program Avrazi, Debussy, Janacek dhe Copland

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, “Nderi i Kombit”, zhvillon më 7 prill koncertin e radhës, me të ftuar specialë solistët Jean Baptiste Haye dhe Calogero Palermo, nën dirigjimin e Aurelien Azan Zielinski.

Koncerti zhvillohet në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në orën 19:00, ku do të interpretohen veprat e zgjedhura të autorëve të mirënjohur.

Suitë për Orkestër Harqesh e Arian Avrazit; Valle e shenjtë dhe valle profane për harpë dhe orkestër harqesh e Claude Debussy; Suitë për orkestër harqesh e Leos Janacek; si dhe Koncert për klarinetë; dhe orkestër e Aaron Copland; janë veprat e zgjedhura për programin e koncertit.

/rtsh.al/