Koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH, Zielinski dhe Sabouret dhurojnë emocione

  • e hënë, 27 mars 2023
Koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH, Zielinski dhe Sabouret dhurojnë emocione

Nën tingujt e Nikolla Zoraqit, George Bizet dhe Saint-Saëns, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar mbajti ditën e djeshme (2 prill) koncertin e radhës.

Publiku shijoi performancën e Drejtorit artistik të Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar Aurelien Azan Zielinski, i cili dirigjoi në mënyrë mjeshtërore koncertin së bashku me violonçelistin Aurelien Sabouret.

Dyshja e talentuar, i përcollën publikut Uverturën Festive të Nikolla Zoraqit, Simfonia në Do Maxhor të George Bizet dhe Koncertin e violonçelit dhe orkestrës të Saint-Saëns nr. 2 opera 119, premierë shqiptare.

Koncerti është zhvilluar në kuadër të sezonit koncertor të Orkestrës së RTSH në bashkëpunim me pranverën e frankofonisë, ku nuk mungonin muzikantët, adhuruesit besnikë të muzikës klasike dhe Orkestrës së RTSH. Nuk mungonte jo vetëm ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq, por edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, edhe ajo jo pak herë e pranishme në evente të muzikës klasike.

 

 

/rtsh.al/