Mbrëmjen e së mërkurës Teatri “Skampa” në Elbasan mirëpriti koncertin përmbyllës të sezonit artistik, “Stina Koncertore 2023” nga Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar nën drejtimin e drejtorit artistik Aurélien Azan Zielinski duke i dhuruar publikut emocione të ngrohta.
I ftuar ishte violinisti i mirënjohur shqiptar Ermir Abeshi. Sa i përket përzgjedhjes së veprave në program ishin simfonia më e njohur e repertorit shqiptar, ajo e kompozitorit të madh Çesk Zadeja, “Fantazia Skoceze” nga Max Bruch në premierë shqiptare me orkestër, si dhe uvertura e famshme “Koriolan” nga Beethoven.
/rtsh.al/