Mbahet në 2 Maj koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH për 95-vjetorin e lindjes së kompozitorit Çesk Zadeja

  • e enjte, 28 prill 2022
Mbahet në 2 Maj koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH për 95-vjetorin e lindjes së kompozitorit Çesk Zadeja

Ditën e hënë, më 2 maj do të mbahet Koncerti i radhës i Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, një portret muzikor në 95-vjetorin e lindjes së kompozitorit Çesk Zadeja.

Koncerti do të bahet në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në orën 19:00, ku soliste do të jenë Jonela Golemi, (Flaut); Ulpiana Aliaj (Soprano), dhe Dirigjent Eno Koço.

Në programin special do të ketë improvizim epik (për flaut dhe orkestër harqesh), me 3 skica simfonike (për orkestër simfonike) “N’at zaman t’asaj furije’ (këngë lirike qytetare); “As amn o syr-i zi” (këngë lirike qytetare); Suitë nga baleti ‘Delina’; “Oh ç’është ky tregim” aria e Katrinës nga Opera Dasma;  suitë nga muzika e filmit “Skënderbeu”, drejtor Artistik Artistidh Prosi.