Stina koncertore e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar sjell koncertin e radhës me vepra të Wolfgang Amadeus Mozart, si uvertura "Don Giovani", koncert për piano nr. 12 në La maxhor, K. 414, dhe Simfonia Nr. 38 "Praga" në Re maxhor.
Koncerti për piano do të vijë i interpretuar nga solistja Laura Lila.
Nen dirigjimin e maestro Vito Clemente (lex. Klemente), publiku do të shijojë një program unik të mbushur me energji dhe emocion.
Koncerti do të mbahet në datën 26 shkurt në sallën e Universitetit të Arteve.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/