Antonio Vivaldi: Koncert për dy trompa dhe orkestër harqesh, në do maxhor, solistë Reinald Foçi (RTSH) dhe Xhino Daja (TKOB)
Një nga punimet e vetme të fillimit të viteve 1700, që përmban instrumente të tunxhit dhe e vetmja pjesë e tillë nga Vivaldi.
Eduart Grieg– Holberg, suitë për harqe, opus 40, në sol maxhor.
Eduard Grieg (kompozitori i pjesës)
Suita Holberg është një suitë ne pesë kohë të bazuara në forma vallëzimi të shekullit të tetëmbëdhjetë, kompozuar nga Eduard Grieg në 1884 për të festuar 200 vjetorin e lindjes së dramaturgut humanist Dano-Norvegjez, Ludvig Holberg. Ajo ilustron muzikën e shekullit XIX, e cila përdor stilet dhe format muzikore nga shekulli paraardhës.
Ludvig Holberg (dramaturg danezo-norvegjez i shek.17-të)
Fillimisht u krijua për piano, por një vit më vonë u adaptua nga vetë Grieg për orkestrën e harqeve. Suita përbëhet nga një hyrje dhe një sërë vallesh. Është një ese e hershme në neoklasicizëm, një përpjekje për të bërë jehonë aq sa dihej në kohën e Griegut për muzikën e epokës së Holbergut.
Koncerti shfaqet ditën e mërkurë, 14 Prill ora 21:00 në RTSH muzikë.