Çesk Zadeja dhe Beethoven “përmbyllin” koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së

  • e premte, 14 korrik 2023
Çesk Zadeja dhe Beethoven “përmbyllin” koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së

Mbrëmjen e së mërkurës Teatri “Skampa” në Elbasan mirëpriti koncertin përmbyllës të sezonit artistik, “Stina Koncertore 2023” nga Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar nën drejtimin e drejtorit artistik Aurélien Azan Zielinski duke i dhuruar publikut emocione të ngrohta.

I ftuar ishte violinisti i mirënjohur shqiptar Ermir Abeshi. Sa i përket përzgjedhjes së veprave në program ishin simfonia më e njohur e repertorit shqiptar, ajo e kompozitorit të madh Çesk Zadeja, “Fantazia Skoceze” nga Max Bruch në premierë shqiptare me orkestër, si dhe uvertura e famshme “Koriolan” nga Beethoven.

/rtsh.al/

Evente të tjera