60 vjet nga krijimi i Orkestrës Simfonike të RTSH-së

  • e hënë, 16 maj 2022
60 vjet nga krijimi i Orkestrës Simfonike të RTSH-së

Orkestra e RTSH sot ka 60-vjetorin e saj.

Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962 si formacioni orkestral më i madh i kohës. Fillimisht u quajt “Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografise”. Krijimi i saj shënoi një etapë të re në zhvillimin kulturor dhe artistik në Shqipëri.
 
Koncerti i parë u realizua më 20 gusht të po atij viti nën dirigjimin e Mustafa Krantjes dhe u luajtën vepra të Haydn, Mendelssohn dhe Mozart.
 
Janë ekzekutuar dhe regjistruar si emisione radiofonike për atë kohë veprat e para të kompozitorëve dhe njëkohësisht të drejtuesve muzikorë të institucionit si sinfonitë e para të Abdulla Grimcit, Vath Çangut e më pas veprat e kompozitorëve të tjerë të cilët u bënë dhe udherrëfyesit e zhvillimit muzikor në vend Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Tish Daija, Kozma Lara, Pjeter Gaci, Feim Ibrahimi etj e deri te brezat më të rinj Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta, Kujtim Laro, Thoma Gaqi, Aleksandër Peçi, Hajg Zaharian, Spartak Tili, Gazmend Mullahi, Sokol Shupo e deri tek akoma më të rinjtë Vaso Tole, David Tukiçi, Ermir Dergjini, Endri Sina etj…
 
Të gjithë lartësuan artin muzikor në përgjithësi dhe rritën bashkë me të edhe nivelin artistik e mjeshtëror të Orkestrës Simfonike të RTSH sot.

Evente të tjera