Orkestra Simfonike e RTSH-së në bashkëpunim me TKOBPA-në zhvilluan koncert madhështor

  • e diel, 5 mars 2023
Orkestra Simfonike e RTSH-së në bashkëpunim me TKOBPA-në zhvilluan koncert madhështor

Orkestra Simfonike e RTSH-së, në bashkëpunim me TKOBAP-në zhvilloi më 10 mars 2023 një koncert madhështor dhe më të rëndësishëm të sezonit në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Nën drejtimin e dirigjentit Aurélien Azan Zielinski dhe interprimin e solistit të mirënjohur Aurélien Pascal u interpretuan tri vepra të famshme: “Uvertura bizantine” të kompozuar nga Fan. S. Noli, “Variacione me temë rokoko op. 33” nga P. I. Çajkosvki dhe “Simfonia fantastike” nga Hektor Berliozi.

Në program ishin:

Fan S. Noli

“Uverturë bizantine”

  1. I. Çajkovski

“Variacione me temë rokoko op. 33”

Hektor Berlioz

“Simfonia fantastike”

Përshkrim i shkurtër mbi jetët e artistëve:

Fan S. Noli

“Uverturë bizantine”

Theofan Stilian Noli ka qenë dramaturg, klerik ortodoks, politikan, diplomat, njeri i letrave dhe muzikant. Pasi u shugurua prift në vitin 1908, ai qe themeluesi i Kishës Autoqefale Shqiptare duke u emëruar Peshkop i dioqezës në Boston. Në Shtetet e Bashkuara Noli u shqua për veprimtarinë e atij atdhetare si kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe drejtues i gazetës së saj, “Dielli”. Në vitin 1923 shugurohet si peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit. Për disa vite me radhë ai u përfshi në politikë dhe diplomaci duke u zgjedhur deputet i Korçës, ministër, drejtues i Revolucionit të Qershorit 1924, duke marrë pjesë në disa konferenca të rëndësishme ndërkombëtare, që rezultuan vendimtare për zgjidhjen e çështjes shqiptare siç ishte edhe kryesimi i delegacionit pjesëmarrës në Ligën e Kombeve në vitin 1920, ku Shqipëria u bë anëtare. Noli u diplomua në universitetin e Harvardit në 1912, ndërsa në vitin 1945 mbaroi doktoraturën në Universitetin e Bostonit me një disertacion për Skënderbeun. Krahas veprimtarisë së pasur e shumëllojshme, Fan Noli u shqua edhe për pasionin e tij ndaj muzikës, duke kompozuar disa vepra, njëra prej të cilave, “Uvertura Bizantine” do të luhet gjatë këtij koncerti.

  1. I. Çajkovski

“Variacione me temë rokoko op. 33”

Pjotër Iliç Çajkosvki ka qenë një kompozitor i madh rus i erës romantike, si edhe dirigjent dhe pedagog gjatë shekullit XIX. Muzika e tij njihet dhe pëlqehet për karakterin e theksuar rus si edhe për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Veprat e tij shquhen për një frymëzim më perëndimor se bashkëkohësit e tij, duke mishëruar elemente ndërkombëtare të gërshetuara me meloditë popullore kombëtare. Çajkovski u mbështet gjatë krijimtarisë së tij në traditat e klasikëve dhe të romantikëve të Evropës Perëndimore e në radhë të parë të kompozitorëve gjermanë e francezë.

Mësimet e pianos i nisi që në moshën 5-vjeçare duke spikatur për talentin e tij muzikor. Më pas ndoqi Shkollën e Jurisprudencës dhe konservatorin që e mbaroi në vitin 1865, duke nisur të kompozojë opera si “Vojevoda” dhe “Undina”. Po të kësaj periudhe i përkasin veprat e tjera si “Variacione me temë rokoko” për çelo dhe orkestër, Simfonia e Tretë dhe e Katërt, baleti “Liqeni i Mjellmave” dhe opera “Eugjen Onegini”.

Në fundin e viteve 1880-të fama e Çajkovskit erdhi gjithnjë e duke u rritur dhe ai ndjeu nevojën të promovonte edhe më tepër muzikën, gjë që e bëri më së shumti duke dirigjuar që nga Teatri “Balshoi” i Moskës e deri në Orkestrën e Shoqërisë Muzikore të Nju-Jorkut me Festivalin e Marshit të tij të Kurorëzimit gjatë koncertit përurues të “Carnegie Hall” më 1991-shin.

Në vitin 1892 Çajkovski u votua si anëtar i “Akademisë së Arteve të Bukura” në Francë duke u bërë rusi i dytë që vlerësohej, ndërsa një vit më pas, Universiteti i Kembrixhit në Angli i dha “Doktoraturën e Nderit” për muzikë.

Hektor Berlioz

“Simfonia fantastike”

Hektor Berliozi ishte kompozitor, shkrimtar dhe kritik francez, i lindur më 11 dhjetor 1803. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai u dërgua në Paris për të studiuar mjekësi, por atje duke ndjekur operën, triumfoi pasioni i tij për muzikën.

Nisi të krijonte kompozimet e para si mesha u interpretua nga orkestra e kishës së “San Rocco” e më pas, nga ajo e “Sant’ Eustakios”. Uverturat “Les Francs-Juges” dhe “Simfonia Fantastike” ishin krijimet e tij të para që kishin si temë fragmente nga jeta e autorit. Tashmë u shndërrua në një artist i afirmuar. Në vitin 1932, pasi kaloi 18 muaj në Romë dhe Napoli, u rishfaq në Paris me një uverturë për Mbretin Lir, ndërsa në 1834 kompozoi simfoninë me katër pjesë “Aroldo in Italia.

Në vitin 1938 përfundoi kompozimin e “Romeo dhe Zhulieta”, pjesë kjo që u interpretua për herë të parë më 24 nëntor të 1839 në sheshin e Bastijes. Berliozi bëri një udhëtim nëpër Evropë në mënyrë që muzika e tij të njihej e të fitonte popullaritet edhe jashtë kufijve të Francës. Qytetet ku u ndal ishin Brukseli, Berlini, Hamburgu, Lajpcigu, Vajmari, Shtutgarti, Vjena dhe Praga, ndërsa në vitin 1847 koncertet e u ndoqën me interes në Riga, Shën Pjetërburg dhe Moskë.

Pas kthimit në Paris konstatoi se popullariteti i tij ishte rritur dhe sakaq, mori një ofertë nga Londra për të drejtuar orkestrën e Dury-Lane gjatë gjithë vitit 1848. Karriera e tij vazhdoi me koncerte në shtete të ndryshme dhe me shfaqje në kryeqytetin francez deri ditën që ai u nda nga jeta, më saktë më 8 mars 1869 në Paris. Hektor Berliozi cilësohet si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të romantizmit evropian, megjithëse ai e konsideronte veten kompozitor klasik.

Aurélien Pascal

Aurélien Pascal, i lindur në Paris më 1994 në një familje muzikantësh, ka studiuar në CNSMDP me Philippe Müller dhe ndoqi masterin në klasat e dhëna nga legjendari János Starker në Paris, Bazel dhe Bloomington. Më pas, ishte student i Frans Helmerson dhe Gary Hoffman në Akademinë Kronberg në Gjermani, luan violonçelin “Maisky” të bërë në Romë në 1703 nga David Techler.

Violonçelisti francez ka tërhequr tashmë vëmendjen ndërkombëtare për “virtuozitetin dhe intuitën e tij të pashembullt muzikore” si fitues i disa konkurseve prestigjioze ndërkombëtare, duke përfshirë Çmimin e 2-të të Konkursit Ndërkombëtar “Paulo 2013” dhe Çmimin e Madh, “Prix du Public” si dhe i performancës më të mirë të koncertit “Toch” në konkursin “Emanuel Feuermann 2014”, duke u nderuar në vitin 2017 edhe me çmimin e katërt dhe në konkursin e Mbretëreshës Elisabeth, ku ishte finalisti më i ri.

Aurélien Pascal luan me orkestra në të gjithë Evropën, duke përfshirë Orkestrën Simfonike Çajkovski të Moskës, Filarmoninë e “Deutsche Radio Saarbrucken”, të Nyrembergut, etj. Dhe ftohet rregullisht në Azi nga orkestrat Simfonike të Hiroshimës, Filarmonisë Kansai dhe Sendai dhe Sinfonietta e Hong Kongut, me të cilat ka luajtur disa herë, edhe në turneun e tyre evropian në vitin 2017.

Si recitalist, Aurélien Pascal performon në festivalet më prestigjioze si Verbier, Colmar, Prades, Schloss Elmau, Flâneries de Reims, La Folle Journée de Nantes et du Japon, Festival de Radio-France Montpellier, Beethovenfest de Bonn dhe Renconsale. D’Evian me partnerë, duke përfshirë Kuartetin Modigliani, Pavel Kolesnikov, Christian Tetzlaff, Augustin Dumay, András Schiff, Eric Le Sage, Paloma Kouider dhe Emmanuel Pahud dhe ka formuar një treshe të rregullt së bashku me Adrien La Marca dhe Liya Petrova.

/rtsh.al/