Natë magjike, Orkestra e RTSH koncert në sallën e TKOB

  • e mërkurë, 12 tetor 2022
Natë magjike, Orkestra e RTSH koncert në sallën e TKOB

Orkestra Simfonike e RTSH mbajti më 13 tetor koncertin e radhës të drejtuar nga dinamiku Nicolas Andre. Salla e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit u ndez nga një prej operave më të njohura të Mozartit siç është “Dasma e Figaros”, për të vijuar ME vepra të autorëve të tjerë të huaj.

Pas kryeveprës së Mozartit që çeli dhe koncertin e Orkestrës së RTSH, e ftuar speciale ishte sopranoja e mirënjohur nga Kosova e cila ka korrur sukses me rolet e saj në teatrot e operave ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi. Sopranoja ka interpretuar me ndjeshmërinë që përcjellin ariet nga opera Manon e Masne-së si dhe nga opera Rusalka e Dvorzhak duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut shqiptarë. "Nëpër yje" ishte një tjetër vepër e Dypark që i dhuroi publikun një tjetër fantazi muzikore. Virtuoziteti i instrumentistëve arriti të dilte më në pah me një nga kryeveprat e Mendelson-it Simfonine nr. 4 në La Maxhor quajtur ndryshe mes ambientit muzikor si "Italiania".

Koncerti i OSRTSH i drejtuar nga Andre, karriera e së cilit numëron koncerte me orkestrat dhe teatrot më të mirë në të gjithë kontinentet, ngriti në këmbë publikun shqiptar me kryeveprat e luajtura.

OSRTSH do të vijojë me koncertet e saj në të ardhmen duke mikpritur dirigjentë dhe solistët më të mirë nga vendi dhe bota për të çuar me tej misionin e saj artistik.