Mbremje Koncertore me vepra nga Elgar dhe Britten

  • e premte, 7 maj 2021
Mbremje Koncertore me vepra nga Elgar dhe Britten

Kamerata e Harqeve te Orkestres Simfonike te RTSH-se. Mbremje Koncertore me vepra nga Elgar dhe Britten:

Simple Symphony, Op.  4, një vepër për orkestër harqesh ose kuartet harqesh, nga Benjamin Britten.  Është shkruar midis dhjetorit 1933 dhe shkurt 1934 në Lowestoft. Pjesa i kushtohet Audrey Alston (znj. Lincolne Sutton), mësuesja e violës së Britten gjatë fëmijërisë së tij. Eshte e bazuar në tetë tema që Britten shkroi gjatë fëmijërisë së tij.
Performanca e parë e saj u zhvillua ne vitin 1934 në Stuart Hall në Norwich, drejtuar nga vete konpozitori Britten, me një orkester amatore.


Serenata për orkester harqesh, Op.  20, është një veper në tre kohe të shkurtra, shkruar nga Edward Elgar.

 Kompozuar në Mars 1892 dhe u shfaq për herë të parë privatisht në atë vit, nga Klasa Orkestrale e ‘Worcester Ladies’ nen dirigjimin e vete kompozitorit. Performanca e saj të parë publike u zhvillua në Antwerp, Belggjikë më 21 korrik 1896.
I kushtohet krijuesit të organos dhe muzikantit amator Edward W. Whinfield