Dirigjenti i njohur francez Aurelien Azan Zielinsku dhe pianisti i famshëm kroat Lovro Pogorelic kanë qenë të ftuarit special të koncertit të mbajtur nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar.
Koncerti u mbajt më datë 28 mars në orën 19:00 në sallën e ArTurbina.
Në program u përfshi koncerti virtuoz dhe i mrekullueshëm nr.2 nga Franz Liszt, me veprën e ‘Skënderbeu Kryezot’ nga kompozitori i mirënjohur Vasil Sofokli Tole, një premierë absolute, si dhe simfonia mjaft e njohur nr.2 nga Johannes Brahms.
Azan Zielinsku është dirigjent në Orkestrën Kombëtare të Bretagnes në Francë dhe profesor dirigjimi në shkollën e lartë të muzikës në Lozanë të Zvicrës.
Ndërsa i ftuari tjetër special i koncertit, pianisti i famshëm kroat Lovro Pogorelic, është një nga solistët më në zë të instrumentit të pianos.