Koncert Simfonik i RTSh: Mateusz Moleda & Marin Gjollma

  • e premte, 30 tetor 2020
Koncert Simfonik i RTSh: Mateusz Moleda & Marin Gjollma
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane Tiranë ju fton në një koncert simfonik me pjesëmarrjen e Dirigjentit Mateusz Moleda (Gjermani) dhe solistit Marin Gjollma (Piano).
Të premten, 26 janar 2018, ora 19:00, në sallën e Universitetit të Arteve
Hyrja e lirë!
Mbështetur nga Telekom Albania
PROGRAMI
Felix Mendelssohn – Bartholdy
“Ruy Blas” - Uverturë Op. 95, në do minor
Ludwig van Beethoven
Koncert për piano dhe orkestër Nr. 4, Op. 58, në Sol mazhor
Robert Schumann
Simfonia Nr. 4, Op. 120 , në re minor
***
MATEUSZ MOLEDA – DIRIGJENT
Mateusz Molęda hyn pa mëdyshje tek personalitetet dhe dirigjentët e rinj më interesante të kohës. Që nga dirigjimi i parë i tij në moshën 19 vjeçare, ai habiti publikun , shtypin dhe specialistët me interpretimin e tij jashtëzakonisht të pjekur të një programi koncertal pretendues. I lindur dhe i rritur në Drezden të Gjermanisë, dirigjenti me tradita të rrënjosura gjermane dhe polake studioi së pari piano në Shkollën e lartë të Muzikës, Teatrit dhe Medias në Hanover pranë klasës së Prof. Arie Vardit; një ndër pedagogët më të kërkuar të muzikës në dekadën e fundit. Puna analitike e vrullshme dhe shumë serioze me veprën dhe kompozitorin e mundëson atë të interpretojë thellësisht e në mënyrë tërheqëse stile të ndryshme muzikore. Në vitet e mëparshme, Mateusz Molęda mori nxitje të rëndësishme muzikore nga dirigjenti i njohur botëror Marek Janowski, tek i cili gjithashtu punoi si ndihmës i tij. Nga 2012 deri në 2014 Mateusz Moleda ishte i ftuar si dirigjent nga Filarmonia e Limës-Peru; një nga orkestrat kryesore të Amerikës së Jugut. Ky zotim qysh në moshën 26 vjeçare, gjithashtu tërhoqi vëmendje të madhe edhe jashtë Amerikës së Jugut. Në etapën më të rëndësishme të karrierës artistike të dirigjentit të ri, një vend të rëndësishëm zë edhe turneu i vitit 2014 në Korenë e jugut me Orkestrën gjermane të dhomës - Berlin, e cila radhitet si një ndër orkestrat kryesore europiane të dhomës. Pika kulmore e këtij turneu ishte koncerti i dirigjuar prej tij në Qendrën e Arteve të Seulit, i regjistruar nga stacioni televiziv MBC dhe transmetuar drejtpërdrejt nga transmetuesi korean KBS. Në kohën aktive të karrierës së tij si pianist koncertist, Mateusz Molęda u shfaq në më shumë se 25 vende të botës duke nxjerrë disa regjistrime, ku së fundmi CD-ja shumë e pëlqyer nga shtypi kryesor Evropian ishte "Pianofortet fluturuese" me vepra nga Scarlatti, Mozart, Schumann dhe Chopin. Repertori i tij simfonik përfshin një shumëllojshmëri të veprave të të gjitha periudhave dhe stileve muzikore. Ftesat për të dirigjuar e çuan Mateusz Molędan vitet e fundit në më shumë se pesëmbëdhjetë vende si: Itali, Spanjë, Poloni, Kore e Jugut, Japoni, Afrika e Jugut dhe disa vende të Amerikës së jugut. Ndër të tjera ai ka bashkëpunuar me Orkestrën gjermane të dhomës në Berlin, Orkestrën Simfonike të Nurembergut, Filarmoninë e Jenës, Filarmoninë e Heidelbergut, Staatskapelle Schwerin, Orkestrën Simfonike të Berlinit, Orkestrën e Dhomës Folkwang, Orkestrën Simfonike të Varshavës, Orkestrën Simfonike NFM si dhe me Filarmoninë “Moniuszko” në Poloni.
"...Ai punon i përqëndruar dhe i drejtuar nga qëllimi, lëmon tek thekset, e tërheq atje ritmin, nënvizon dallimet orkestrale... " raportonte në qershor të 2016 radio stacioni Bavarez BR-klasike, i cili shoqëroi për shumë ditë provat e Mateusz Molęda me Orkestrën Simfonike të Nuremberg-ut në kuadër të një turneu koncertesh në Poloni. Mateusz Moleda bashkëpunon për herë të parë me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar.
MARIN GJOLLMA – PIANIST
“…Pianisti shqiptar Marin Gjollma, më ka lënë mbresa të thella nëpërmjet lojës së tij artistike dhe përsosmërisë teknike. Eshtë kaq e gëzueshme, që Shqipëria ka një Pianist të nivelit më të lartë Evropian….” – Personaliteti i mirënjohur botëror Prof.Dr.h.c. Paul Badura-Skoda, Pianist dhe Muzikolog Austriak. I lindur në Tiranë, Marin Gjollma i kryen studimet e para në piano pranë Vasilika Petrelës, Vladimir Kapos dhe Prof. Nora Çashkut. Nga viti 2001 deri 2003, merr mësime të rregullta nga Prof. Gerard Fremy (ish-student i pedagogut të famshëm të pianos ("Heinrich Neuhaus"). Nga viti 2001 deri në vitin 2012 diplomohet me rezultate të shkëlqyera në programin e studimit piano, Universiteti i Muzikës Karlsruhe - Gjermani, pranë Prof. Dr. h.c Fany Solter, grada Akademike “ Muzikant ”, Muzikë Dhome, “ Master i Muzikës ”, si dhe në ciklin e tretë “ Konzertexamen ” (Doctor of Musical Art) ku ka fituar dhe gradën shkencore “ Doktor ”. Ka fituar çmime të ndryshme si çmimin e dytë në konkursin kombëtar “ Pianisti i Ri ” (1998), çmimin special "Lola GJoka" (2000), gjysëmfinalist në konkursin ndërkombëtar për Pianoforte "Citta di Cantu"-Itali (2006), çmimin e parë në konkursin për Duo Piano-Violinë, të Shoqatës “ Freundeskreis ” 2007 si dhe çmim në konkursin e Pianos “ Dr.Büttner Klavier Wettbewerb ” në Karlsruhe-Gjermani 2011. Ai ka ndjekur disa kurse të specializuara me përsonalitete të njohura ndërkombëtare të Muzikës si: Miguel Proença (Brazil), Gerard Fremy (Paris), Arbo Valdma (Gjermani), Eduardo Hubert (Pescara), Matthias Kirschnereit (Gjermani) Wolfgang Brunner (Gjermani) etj. Në kuadër të Muzikës së Dhomës, ka bashkëpunuar ngushtë me Violonçelistin e njohur Gjerman Martin Ostertag. Së fundmi, ai mori vlerësimin më të lartë për interpretimin e tij nga personaliteti i famshëm Austriak e Botëror, Pianisti dhe Muzikologu Paul Badura-Skoda. Nga viti 1996-2017, ka aktivitet të vazhdueshëm koncertal si solist dhe në kuadrin e Muzikës së Dhomës, Gjermani, Austri, Shqipëri, Kosovë, Greqi etj. Pjesmarrje në Festivalet ndërkombëtare “Klassik”, ,“Pianodrom”, “Different trains” Music Festival Tiranë, Festivali i Muzikës së Dhomës Durrës” si dhe në Festivalin “Papaioanou” Greqi. Më 26 Nëntor të vitit 2015, ftohet nga personaliteti i famshëm Austriak e Botëror Paul Badura-Skoda si dhe nga cikli i koncerteve “Mahagoni Zyklus” për të dhënë një koncert recital me kryevepra botërore në sallën e njohur të stilit barok në Vjenë , “ Salvator-Saal ”. Ka interpretuar si solist me Orkestrën Filarmonike të Baden - Badenit në Gjermani, me Orkestrën Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar si dhe me Orkestrën Simfonike të Universitetit të Arteve. Nga viti 2004 deri në vitin 2008 dhe gjatë vitit 2010, Marin Gjollma ka punuar si asistent i Prof.Dr.h.c Fany Solter, në Universitetin e Muzikës ne Karlsruhe, Gjermani. Aktualisht jep mësim në Universitetin e Arteve, Fakulteti i Muzikës, Tiranë