Koncert i Kuartetit të Harqeve të RTSH-së

  • e premte, 30 tetor 2020
Koncert i Kuartetit të Harqeve të RTSH-së

Kuarteti i Harqeve i RTSH-së vjen në koncertin e datës 24 qershor me një program shumë elegant dhe të një vështirësie shumë të lartë!
Kuarteti nr. 14 në G major K. 387 “Spring” i W.A.Mozart, muzika më e sofistikuar melodike e harmonike e këtij kompozitori të papërsëritshëm, nuk mund të mungojë në program, duke ditur shumë mirë se stili i tij është një nga sfidat e instrumentistëve në të gjithë botën.
Kuarteti i Ravelit, një nga partet më të shkëlqyera të repertorit botëror, vjen nga kuarteti me maksimumin e kërkesave për një lojë brilante transparente, me një harmoni mjeshtrash dhe një ekstravagancë melodike!