KONCERT I KAMERATËS SË ORKESTRËS SIMFONIKE TË RTSH
I FTUAR SPECIAL , CÉLESTIN GUÉRIN - TROMBA SOLO E ORKESTRËS FILARMONIKE TË PARISIT
Celestin Guérin filloi të mësonte trombën në moshën pesë vjeçare. Ai ishte student i Ibrahim Maalouf, pastaj i Gérard Boulanger, tromba e pare e Filarmonisë së Radio Francës, përpara se të hynte në Konservatorin e Parisit - CNSMDP në klasën e Clément Garrec dhe Pierre Gillet, të dy trumpetistë në Operan Kombëtare nga Parisi.
Me dy mësuesit e tij u specializua në repertorin orkestral, duke i dhënë mundësinë të interpretonte me orkestra si ajo e Opéra national de Paris, Orchestre de Paris, Philharmonique de Radio France dhe Orkestra e Dhomës së Parisit.
Gjatë shkollimit, si pjesë e shkëmbimeve ERASMUS, ai iu bashkua klasës së Reinhold Friedrich në Gjermani, për të përmirësuar aftësitë e tij në repertorin e koncerteve. Në vitin 2016, ai mori titullin Master me vlerësim unanim dhe u bë anëtar i Orkestrës së Festivalit të Verbier, nën drejtimin e Valery Gergiev.
Në vjeshtën e vitit 2017, ai fitoi edicionin e parë të Konkursit Ndërkombëtar Eric Aubier në Rouen. Disa javë më vonë, ai u emërua trombë kryesore e Orkestrës Kombëtare të Metz-it, të drejtuar nga David Reiland. Një vit më pas, ai fitoi një çmim të dytë si dhe çmimin BR-Klassik Online në konkursin prestigjioz ARD në Mynih. Prej vitit 2020 ai është tromba e parë solo e Orkestrës së Parisit në Filarmoninë e Parisit
NË PROGRAM:
1. A.MARCELLO – KONCERT PËT TROMBË DHE HARQE
2. ELGAR - SERENADË PËR HARQE
3. L.MOZART – KONCERT PËR TROMBË DHE HARQE
4. B. BRITTEN - SIMPLE SIMFONI
UDHËHEQËS ARTISTIK
ARISTIDH PROSI
TË SHTUNËN, MË DATË 5 SHKURT , ORA 19:00, NË SALLËN “T. HARAPI “ , TË LICEUT ARTISTIK