Orkestra Simfonike e RTSH koncert në Katedralen Ortodokse,  i ftuar special Giorgio Mandolesi

  • e martë, 22 nëntor 2022
Orkestra Simfonike e RTSH koncert në Katedralen Ortodokse,  i ftuar special Giorgio Mandolesi

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë mbrëmjen e kësaj të marte (22 nëntor) koncertin e radhës në Katedralen Ortodokse. Falë partneritetit me institutin italian të kulturës, në koncertin që do të mbahet në sallën e mrekullueshme kulturore të Katedrales Ortodokse, publiku do të ketë rastin të dëgjojë fagotin e madh italian Giorgio Mandolesi, fagot kryesor i orkestrës së Parisit. Mandolesi do të luajë koncertin e kompozitorit italian të njohur për operat e tij, Rossinit.

Më pas, në pjesën e dytë të koncertit, publiku do të mund të shijojë simfoninë e 4-të madhështore të Beethovenit, dhe do të përfshihen në energjinë, vitalitetin dhe ndjeshmërinë që kjo muzikë plot humor dhe gëzim përcjell.

Drejtori Artistik i Orkestrës së RTSH, Aurelien Azan Zielinski do të ofrojë  një pjesë muzikore shqiptare, suitën për tela nga opera Mrika e Simoni. Kjo muzikë madhështore, është frymëzuar për Zielinskin nga faqet e shkëlqyera të muzikës operistike italiane si Puccini.

/rtsh.al/

 

 

Evente të tjera