Më 29 qershor koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH, të ftuar specialë Chalvin dhe Perraud

  • e premte, 24 qershor 2022
Më 29 qershor koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH, të ftuar specialë Chalvin dhe Perraud

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 29 qershor koncertin e radhës.

Të ftuar specialë në koncertin që do të mbahet në ambientet e Teatrit ArTurbina në orën 19:00 do të jenë dirigjenti Nikolas Chalvin dhe violonçelisti Raphael Perraud. 

Në program do të luhet “Elegji” me  violonçel dhe orkestër të Gabriel Faure; Saint-Saens, koncert nr.1 për violonçel dhe orkestër opera 33; si dhe Dvorzhak, simfonia nr.9 “Bota e re”.

Evente të tjera