Dy premiera botërore të Peçit, “Diellore” dhe “Love” nga Orkestra e RTSH

  • e martë, 14 qershor 2022
Dy premiera botërore të Peçit, “Diellore” dhe “Love” nga Orkestra e RTSH

Koncerti i fundit që ka përmbyllur stinën koncertore të Orkestrës së RTSH ka qenë ai I zhvilluar në skenën e TKOB, që ka nisur me dy premiera botërore, dy vepra të kompizitorit tonë, Aleksandër Peci; me vallen simfonike, Diellore  dhe Love – koncert për violinë dhe orkestër, që ishte kompozuar në dy kohë, Koha e parë Aria-Jaria, bazuar në jaret tadicionale të muzikës popullore të Shkodrës, e 43-ta vepër e Pecit bazuar tek jaret. Teknikë që kritikja muzikore Ilirjana Dema do ta quante „vijueshmëri e ideve te reja estetike e artistike me nje gjuhe kontemporane, një e vetendjere e perpunuar ne subkoshience e melosit shkodran me nje teknike te rafinuar ku gershetohen si elementet e tradites po aq edhe ato moderne“.

Dhe Koha  e dytë RENDOFONE. Rendje e tingullit ku lëvizjet binare kryqëzohen me lëvizjen ternare dhe episodet alternohen me temën si ne një rondo. Një teknike kompozicionale që për herë të parë përdoret në muzikë. Një ndërthurje e klasicizmit, strukturalizmit me muzikën kontemporane.

Që u sollën mjeshtërisht nga Orkestra e RTSH me dirigjent dirigjentin e Orkestrës së Ankarasë, e aktualisht të Orkestrës së Stambollit, Murat Cem Orhan dhe violinistin e aqrdhur nga Berlini, me origjinë shqiptaro-azere, Elvin Hoxha Ganjev.

Evente të tjera